
Përfundon numërimi në 53 bashki për ‘Vendoret 2023’
Pak orë na ndajnë nga mbylla e procesit të numërimit në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Aktualisht ka përfunduar numërimi në 53 bashti të vendit, dhe kanë mbetur edhe 8 bashki të tjera.
Partia Socialiste bindshëm ka fituar në 44 bashki si: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak, Shkodra, Durrësi.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka fituar në gjashtë bashkitë vogla: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Në Finiq fituese është partia MEGA.
Në linkun zyrtar të KQZ, klikoni bashkinë përkatëse dhe shihni votat për secilin kandidat. Ndërkaq beteja vijon me Tiranën, por duket se tashmë për kandidatin Belind Këlliçi është e humbur.