
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë të dielën, ndërsa në altar i shoqëronte djali i tyre i vogël Krid. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh e shumë emocionesh.
Fjalë të ndjera zemre ishin ato të Elgit Dodës i cili e konsideroi Klean si yllin më të bukur mes miliarda yjeve dhe që shkëlqen më shumë se kushdo.
Ndërsa Klea përmendi zënkat në çift, pas të cilave tha se qëndron një dashuri e madhe.
Artistja zgjodhi dy fustane të bardhë, një fustan saten ngjitur pas trupit dhe të dytin me copë dantelle. Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.