Këshillat për gjumin tani që akrepat ndryshuan

Ora vendosi t’i ndryshojë akrepat e saj e të zhvendoset me 60 minuta, po ky s’është aspak rast për t’u shqetësuar për vështirësinë në të ambjentuar, gjithsesi ne kemi disa këshilla për t’u përfshirë sa më shpejt në këtë ndryshim.

  • Pushime të shkurtra

Nëse pas këtij ndryshimi do të ndiheni të lodhur, bëni pushime të shkurtëra pasditë, por kujdes, kjo kohë nuk duhet të jetë afër asaj që flini.

  • Shmangni disa përbërës

Alkooli, kafeina apo duhani, kurrsesi para gjumit. Bëni kujdes dhe mundohuni mos t’i konsumoni 4 deri në 6 orë para gjumit.

  • Vendosni rregull gjumi

Shkoni në shtrat dhe zgjohuni gjithnjë në të njëjtën orë. Kjo gjë do ta ndihmojë trupin tuaj të rregullojë rutinën e gjumit dhe të marrë maksimumin. Nëse është e mundur edhe zgjohuni ne të njëjtën orë edhe në fundjavë.

  • Qetësohuni para gjumit

Kur tek ju ekziston stresi, është shumë më e vështirë të flini ndaj në raste të tilla mundouni të bëni aktivitete që ju qetësojnë, lexoni ndonjë libër, shikoni ndonjë film apo shfaqje televizike që pëlqeni.

  • Bëni aktivitet fizik gjatë ditës

Të gjitha ushtrimet kanë efekt tek ju, madje edhe ecja, qoftë kjo edhe 30 minuta, tre ose më shumë herë gjatë javës. Megjithatë bëni kujdes që aktivitetet që kryeni të mos jenë afër kohës së gjumit.

Këto janë veprime që ju duhet t’i kryeni kurdoherë, jo vetëm në raste të tilla të ndryshimit të orës.