
“Harry dhe Meghan po divorcohen”
Pavarësisht ndarjes së zgjatur mes princit dhe familjes mbretërore, ekspertja mbretërore Jennie Bond ka deklaruar publikisht se Pallati do të jetë i hapur për të.
Megjithatë, kushti i vetëm është që të ndahet nga bashkëshortja Meghan Markle.
Jennie Bond, eksperte e botës mbretërore, ka thënë se divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është çështje kohe, dhe mund të bëhet i ditur shumë shpejt. Megjithatë, ka një aspekt tjetër.
“Ai do të pranohet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij pa Meghan-in”, shtoi ajo, duke iu referuar burimeve të besueshme brenda Pallatit Buckingham.
Ky zbulim i rëndësishëm hap dyert për një jetë të re për Princin Harry, megjithëse divorci nga ish-aktorja do të jetë një kusht i detyrueshëm.
Komente të ngjashme janë bërë edhe nga ish-shërbyesit e Princeshë Dianës, si Paul Burrell, i cili tha së fundi për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me hapësirën e tyre, por pa gruan e tij.
Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë një shtëpi të re jashtë Londrës dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.