Eminem gjunjëzohet gjatë performancës në “Super Bowl”

Kampionati i futbollit amerikan, Super Bowl, pati shumë surpriza pasi 50 Cent dhe Anderson Paak iu bashkuan legjendave të hip hopit, si: Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Kendrick Lamar dhe Eminem në shfaqjen e pjesës së parë. Kjo është hera e parë që artistët e hip-hop-it janë kryefjala e performancës.

Gjatë pjesës së parë të Super Bowl të dielën, Eminem u gjunjëzua gjatë performancës së tij, një shenjë e dukshme proteste e heshtur kundër racizmit dhe vrasjeve të zezakëve në Amerikë, e nisur nga Colin Kaepernick në vitin 2016 në Ligën Amerikane të Futbollit (NFL).

Në shfaqjen e pjesës së parë të lojës mes Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals, reperi u gjunjëzua dhe mbajti kokën me dorë pasi performoi këngën e tij “Lose Yourself”.

Nga ana tjtër zëdhënësi i Ligës Amerikane të Futbolliy, Brian McCarthy tha se e dinin se ç’do të ndodhte dhe se lëvizja e reperit ishte e planifikuar.

Gjatë sezonit në vitin 2016, Kaepernick u gjunjëzua në shenjë proteste ndaj pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë. Ish-mbrojtësi i San Francisco-s u tërhoq nga kontrata e tij në 2017 dhe që atëherë ka mbetur i panënshkruar dhe jashtë ligës. Ai gjithashtu paditi Ligën Amerikan të Futbollit për futjen e tij në “listën e zezë” vetëm si shkak i qëndrimeve të tij politike.