
Dieta e shëndetshme e Kate Middleton
Kate Middleton ka pasur një jetë aktive para dhe pasi u bë anëtare e familjes mbretërore.
Me gjasë ka ndikuar edhe dieta e saj e shëndetshme, e përbërë nga frutat, perimet dhe proteinat pa yndyrë.
40-vjeçarja është nënë e trë fëmijëve dhe ka një staf që kujdeset për të, por duket se asaj i pëlqen që të ketë vetë personalisht, një kujdes të veçantë për të ushqyerit.
Madje asaj i pëlqen të gatuajë pjesën më të madhe të vakteve, për Princin William dhe fëmijët.
Cila është dieta e saj?
- Mëngjesi
Për të nisur ditën e saj, Kate Middleton bën smoothie jeshil, tonik, lakër, spinaq, matcha, marule, spirulina dhe boronica.
Matcha, në fakt, është një pluhur i koncentruar i çajit jeshil, ndërsa spirulina është një lloj alge blu-jeshile që disa njerëz e quajnë “superushqim”.
- Dreka
Një burim në Daily Mail zbuloi se Dukesha ndjek një dietë biologjike “të pasur me antioksidantë”, dhe kështu sallatat dhe “tasat me fruta të stinës” janë rregullisht të pranishme në vaktin e saj.
Disa nga pjatat e preferuara të Kate Middleton janë sallatat me shalqi dhe gojëmana, zgjedhje që dukesha e përdor në mënyrë që të hajë më shumë ushqime të papërpunuara.
- Darka
Kur bëhet fjalë për darkat familjare, Kate Middleton ka një specialitet, pulën e pjekur në skarë.
Përveç pulës së saj të famshme të pjekur në skarë, Kate ka një tjetër pjatë të preferuar si alternativë për darkë.
Në një festival kanadez të ushqimit në verën e vitit 2016, Dukesha zbuloi se i pëlqen veçanërisht të gatuajë pulë.