
Çifti Chopra dhe Jonas rikthehen në shtëpi me vajzën e tyre
Çifti, i cili është i martuar prej tre vitesh, njoftoi ardhjen e fëmijës së tyre, tashmë të konfirmuar si vajzë, mw 23 janar.
Lajmi erdhi si surprizë për fansat, të cilët nuk e dinin se çifti ishte në pritje të një fëmije.
Pasi çifti njoftoi në janar se ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku me surrogate, çifti nuk ndau asnjë foto të të porsalindurit, i cili përflitet se quhet Malti.
Mirëpo, më 8 maj, ata shënuan ditën e nënës në SHBA duke postuar një foto me vajzën e tyre, ndonëse çifti e fshehu fytyrën e saj.
Ata e shoqëruan fotografinë me një mesazh të hapur dhe të sinqertë në diçiturë, duke reflektuar për ‘muajt sfidues’ që u përballën për shkak të qëndrimit të vajzës së tyre në një repart të kujdesit intensiv.
“Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi, dhe ndërsa i yni ishte disa muaj sfidues, ajo që bëhet shumë e qartë, në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment. Jemi shumë të gëzuar që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi dhe vetëm duam të falënderojmë çdo mjek, infermier dhe specialist në Rady Children’s La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës.
Chopra i bëri jehonë ndjenjës së tij kur shkroi: “Gjithashtu.. nuk ka njeri me të cilin do të preferoja ta bëja këtë se sa ty. Faleminderit që më bëre mama @nickjonas Të dua.’