
Bookaholic, Omer Fuçia: “Tuneli”, libri që nuk heq dot nga mendja
“[…]dhe, në një nga ato pjesët e dukshme të murit prej guri, unë e kisha parë këtë vajzë dhe kisha besuar me naivitet se vinte nga një tunel tjetër, paralel me timin, kur, në realitet, i përkiste botës së hapur, botës pa skaj e kufi të atyre që nuk jetojnë në tunele; dhe, ndoshta, i ishte afruar veç prej kureshtjes njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe e kishte parë spektaklin e vetmisë sime të pakapërcyeshme, ose e kishte tërhequr gjuha e heshtur, çelësi i pikturës sime.”
Këto rreshta janë shkëputur nga “Tuneli” i Ernesto Sabato-s, libër të cilin Omer Fuçia e konsideron si me më shumë ndikim.
Omeri, student i teorisë dhe kritikës letrare ndau në rubrikën “Bookaholic” titujt e librave që e kanë drejtuar drejt leximeve që aktualisht e shoqërojnë drejt asaj që kërkon.
Ernesto Sabato është një romancier, eseist, piktor dhe argjentinas i cili rrëmbeu disa nga çmimet më prestigjoze në letërsinë hispanike dhe u konsiderua si një nga autorët me më shumë ndikim në botën letrare për gjithë Amerikën Latine. Këtë ndikim e ka vënë re edhe Omeri.
Lexo: Bookaholic, Gentjan Tufa: “Stacioni në Shkretëtirë” fiksim
Rubrika “Bookaholic” e mendon serinë e sugjerimeve edhe si një sfidë mes lexuesve, të cilët thërrasin të njohurit e tyre për të përmendur titujt më të dashur për ta, të njëjtën gjë bëri edhe Omeri.
Omeri i drejtoi një thirrje dy mikeshave të tij Adela Ndojt dhe Jorsena Brahimllarit, gjithashtu studiuese të teorisë dhe kritikës letrare, që të përmendin edhe ato librat që i kanë ndikuar më së shumti, kështu që ju ftojmë të na ndiqni.
Lexo: Bookaholic, Anisa Krasniqi: “Zorba” libër që thyen ideologji