AlbanianEnglish

Bookaholic, Gentjan Tufa: “Stacioni në Shkretëtirë” fiksim

“Librat janë dritare përmes të cilave shpirti shikon përjashta”, thoshte ish-politikani amerikan Henry Ward Beecher në fund të shekullit të XIX.

Ky vlerësim univerasal ka bërë që libri të jetë pikë referimi për shekuj me radhë. Por shumëkush ka vështirësi të gjejë librin e duhur për kohën e duhur.

Prandaj të gjithë presin sugjerime dhe askush nuk thotë “Jo!”.

Rubrika “Bookaholic” sjell sugjerime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët i bën bashkë pasioni për të lexuar.

“Stacioni në Shkretëtirë”, shkruar nga Joseph Brodsky dhe përkthyer nga Agron Tufa, është libri të cilin Gentjan Tufa rekomandon më së shumti.

Studiues i letërsisë dhe kritik letrar, Gentjani e vlerëson librin me poezi të Joseph Brodsky-it si një shtysë për t’iu kthyer leximit.

Ai thotë se ky libër ia vlen të lexohet edhe për kënaqësi estetike, pasi është shkruar mirë, ndërsa e vlerëson atë si “një enciklopedi”.

Rubrika “Bookaholic e mendon serinë e sugjerimeve edhe si një sfidë mes lexuesve, të cilët thërrasin të njohurit e tyre për të përmendur titujt më të dashur për ta.

Gentjani i drejtoi një thirrje mikut të tij Antonio Çikollari, përkthyes, që të përmendë edhe ai librat që i kanë ndikuar më së shumti, kështu që ju ftojmë të na ndiqni.

*TiboNews

You don't have permission to register