Bieber i rikthehet skenës pas diagnostifikimit të sëmundjes

Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Bieber zbuloi se ishte diagnostifikuar me një sindromë të rrallë, të quajtur Ramsay Hunt, e cila kishte të bënte me paralizimin e anës së djathtë të fytyrës së tij.

 

Ai padyshim pati një mbështetje të madhe nga fansat, familjarët si dhe artistët e tjerë.

Kjo sëmundje si fillim e penalizoi dhe e detyroi të anulonte një numër të madh koncertesh, por megjithatë kjo nuk zgjati për shumë gjatë.

Ramsay Hunt nuk e ka ndalur Bieber përfundimisht, pasi ai është kthyer në skenë për Festivalin Veror “Lucca” në Itali.

Kjo ishte performanca e parë e tij, pas gati dy muajve pauze që erdhi nga sëmundja.

Justin dukej mjaft mirë dhe këtë e treguan fansat e tij me postimet në rrjete sociale ku përmbanin sekuenca nga koncerti.

 

Bieber ka bërë publike edhe datat e tjera të koncerteve në të cilat ai do të jetë i pranishëm