Justin Bieber pëson paralizë faciale, tregon me video çfarë ka ndodhur me të

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës, një problem shëndetësor që ka ndikuar në anulimin e performancave të tij këtë javë.
28-vjeçari u shfaq në një video në Instagram duke treguar se është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt.

“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po reagon si tjetri. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime… Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime,” tha ai.

Sipas ekspertëve mjekësorë Sindroma Ramsay Hunt ndodh pas një shpërthimi të herpesit apo infeksionit brenda veshit i cili përhapet dhe prek nervin e fytyrës.
Në fillim të kësaj jave, turneu botëror i Bieber i nisur që në shkurt – u anulua duke u shtyrë në kohë.

Këngëtari i lindur në Kanada u shfaq në videon tre minutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij e duke iu kërkuar fansave të jenë të durueshëm.
Ai gjithashtu buzëqeshi dhe pulsoi sytë, duke u treguar 240 milionë ndjekësve të tij se si ana e djathtë e fytyrës nuk lëvizte.

“Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im më thotë se duhet të ndaloj disa aktivitete. Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Bieber shtoi se ka nisur ushtrime të fytyrës për t’u “rikthyer në normalitet”, por nuk dihet se sa kohë do i duhet për t’u rikuperuar.

*Tibo News