
Amerikanët të mahnitur me Shqipërinë, ‘Travel Lifestyle’ rendit 8 arsyet
Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme si destinacion turistik, duke treguar një tërheqje të shtuar për vizitorët e huaj. Numri i turistëve që zgjedhin ta vizitojnë vendin tonë ka qenë në rritje vazhdimisht, duke e konfirmuar faktin se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një atraksion turistik i preferuar.
Për shumë nga ata që kërkojnë një pushim veror të mahnitshëm, Shqipëria ofron një përvojë të jashtëzakonshme. Bregdeti ynë është një magnet për turistët, por jo të gjithë preferojnë të kalojnë kohën në plazhe. Ka edhe nga ata që, për të shmangur temperaturat e nxehta, zgjedhin t’i kalojnë ditët në mal. E renditur midis vendndodhjeve më të bukura të Evropës, Shqipëria ofron një gamë të gjërë atraksionesh natyrore, duke përfshirë edhe zonat malore.
Në mënyrë të vazhdueshme, atraksionet tona janë thellësisht tërheqëse për mediat amerikane dhe për mediat ndërkombëtare në përgjithësi. Këto media kanë reklamuar me një dëshirë të madhe bukuritë e vendit tonë, duke krijuar një frymë pozitive për tërheqjen e vizitorëve. Përmes artikujve të tyre, ata kanë bërë thirrje të vazhdueshme për turistët që të vizitojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë potencialet e saj turistike.
Në këtë drejtim, një website i njohur me bazë në SHBA, Travel Lifestyle, ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i liston disa arsye tërheqëse për të vizituar Shqipërinë. Në këtë artikull, ai vë në dukje 8 veçori të vendit tonë, duke filluar nga plazhet e mrekullueshme, deri te çmimet e përballueshme ekonomike.
“Shqipëria përmban disa prej plazheve më të mahnitshme në të gjithë Evropën. Këtu, udhëtarët që kërkojnë relaks mund të ndalojnë dhe të ndjejnë rërën midis gishtërinjve të tyre, duke ngaritur sytë drejt qiellit të kaltër shqiptar. Turistët zgjedhin plazhet me rërë ose me guralecë, sepse Shqipëria ofron të dyja llojet. Aventura në plazh fillon pas Qafës së Llogaras, për të vazhduar nëpër rivierën shqiptare deri në Ksamil”, shkruhet në artikull.