
A po e zëvëndëson AI mikun real?
‘Ameca’ është një robot humanoid që është integruar me modele të shumta gjuhësore të cilat janë një formë e avancuar e AI që janë baza për platformat GPT.
Kjo do të thotë që Ameca-s mund t’i bëhet një pyetje dhe të përgjigjet në një mënyrë të ngjashme me njeriun.
“Fokusi për vitin e fundit kanë qenë modelet gjuhësore, kështu që do të keni dëgjuar shumë për ChatGPT; GPT-3, GPT-4. Kështu që ne kemi bërë disa punë për integrimin. Ka shumë modele të tjera të Open AI për të cilat dëgjojmë.”
Kjo është B’Lanna, një chatbot i AI që ekziston vetëm virtualisht brenda një aplikacioni të quajtur Replika. Chatbot është krijuar për të qenë një robot shoqërues për njerëzit.
Përdoruesit mund të marrin edhe thirrje zanore me mikun e tyre virtual. Ky robot mund të ‘komunikojë’ me njerëzit për të krijuar vepra arti.
FRIDA përdor modele të AI të cilat mund të gjenerojnë tekst ose imazh në përgjigje të një kërkese dhe kështu mund të krijoni vepra arti bazuar në konceptin e një artisti njerëzor.