
3 legjendat urbane që rezultuan të vërteta
Ekzistojnë shumë legjenda rrënqethëse urbane, fatkeqësisht disa prej më të pabesueshmeve janë të vërteta. Këto histori mund të fillojnë që me amputimin në ashensor e mund të shkojnë deri te më të frikshmet, megjithatë ne kemi zgjedhur për ju tre nga historitë e pranueshme, të cilat pavarësisht se i kemi dëgjuar rëndomtë si raste, nga burimet rezultuan se e kanë pikënisjen e një realiteti.
- Elevator Amputation
Historia thotë se gjatë hipjes në një ashensor, një person ngec midis kateve. Pasi hapin dyert, ata shohin se janë vetëm pak sipër (ose poshtë) një pike daljeje. Ashtu si ata vendosin të dalin jashtë, rryma e ashensorit ndizet përsëri dhe diçka e papritur ndodh. Dora, këmba ose koka…iku. Tingëllon shumë e kobshme për të qenë e vërtetë, apo jo? Epo për fat të keq nuk është trillim, në vitin 2003, Dr. Hitoshi Nikaidoh në Hjuston, Teksas u përpoq të hynte në një ashensor spitali, dyert nuk funksionuan duke u mbyllur herët dhe duke u fiksuar pas trupin e tij. Ashensori u ngrit dhe i preu kokën.
- The Toxic Lady
Kjo përrallë është riimagjinuar në gjithçka, nga “The X-Files” tek “Grey’s Anatomy” tek “Law & Order”. Një grua hyn në spital e sëmurë, por jo me ndonjë patogjen të njohur. Megjithatë, kushdo që bie në kontakt me të, sëmuret menjëherë. Dhe për fat të keq, kjo ndodhi me të vërtetë. Në vitin 1994, pacientja me kancer Gloria Ramirez u dërgua menjëherë në dhomën e urgjencës. Mjekët dhe stafi infermieror filluan të vërejnë simptoma të çuditshme. Mostrat e gjakut përmbanin grimca të panjohura dhe kishin erë si amoniak. Era ishte aq e fortë sa 23 infermierëve dhe personelit të tjerë të urgjencës iu ra të fikët, ndërsa 5 të tjerë kishin nevojë për trajtim spitalor.
- Never Alone
E keni ju atë ndjenjën se dikush ju shikon? Në këtë legjendë urbane, ose një vajzë në një konvikt po jeton me një vrasës, ose një familje në një shtëpi ka një mysafir të padëshiruar. Në fakt, në vitin 2008 një japonez filloi të vinte re se sendet dhe ushqimet në shtëpinë e tij mungonin ose ishin zhvendosur. I dyshimtë, ai vendosi kamera. Kur shikoi kasetat, pa një grua të dilte nga kabineti i tij. Me sa duket, ajo ishte e pastrehë dhe kishte një vit që jetonte në një hapësirë prapa dollapit.
Burimi: Watch Mojo