
Zbulohet parfumi me aromën që përdorej në kohën e Krishtit
Aroma e vërtetë e Romës së lashtë është zbuluar pasi është gjetur një shishe e vogël e mbyllur me parfum romak që daton rreth kohës së Krishtit.
Dhe duket se 2000 vjet më parë parfumi më i mirë ka qenë vaji i paçulit.
Kapaku i bërë nga dolomiti, një lloj karboni dhe i mbyllur fort me bitum, mundësoi që përmbajtja e enës së vogël prej qelqi të ruhej ‘jashtëzakonisht’.
Shishja u zbulua me vajin e paprekur në një urnë funerali në qytetin romak të Carmo, Carmona e sotme, afër Seviljes në Spanjë.
U zbulua në vitin 2019 gjatë një gërmimi arkeologjik në një mauzole gjatë ndërtimit të një shtëpie në Calle Sevillat.
Ajo ishte ruajtur, e ngurtësuar, brenda një ene të gdhendur në kuarc, e cila ishte ende e mbyllur në mënyrë të përkryer.
Ishte një varr kolektiv, që ndoshta i përkiste një familjeje të pasur dhe në të cilin, përveç objekteve të shumta që lidhen me ritualet funerale, u gjetën urnat cinerare të gjashtë individëve të rritur – tre gra dhe tre burra.