AlbanianEnglish

Zbulohet e përbashkëta në filmat “Pretty Woman”dhe “Princess Diaries”

“Kjo ndodh gjithmonë”… të paktën në filmat e Garry Marshall.

Disa regjisorë janë të njohur për punën me të njëjtët aktorë herë pas here, por Marshall duket se e ka çuar praktikën në një nivel të ri. Të apasionuarit pas detajeve në filma zbuluan kohët e fundit një ngjashmëri sa për të qeshur por edhe të çuditshme në disa prej filmave të Marshall.

Regjisori, i cili vdiq në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare, drejtoi filmat “Pretty Woman” dhe “The Princess Diaries, 1 dhe 2” – dhe fansat e të treve kanë ‘kapur’ një personazh i cili thotë e bën të njëjtën, në të gjithë filmat.

Klipi me skenat janë kthyer në virale, me më shumë se 1 milion pëlqime në Instagram, qëkur u postua për herë të parë para një muaji.

Aktori Allan Kent luan rolin e kamerierit si për Vivian Ward ashtu edhe për Princeshën Mia, ndërsa më vonë u shfaq edhe tek stafi i kuzhinës i Princeshës Mia në “Ditarët e Princeshës 2: Fejesa mbretërore”. Në të tre projektet, ai bën të njëjtën gjë: “Kjo ndodh gjithmonë me të”.

Kent nuk ishte i vetmi aktor që mori pjesë në disa filma të Marshall. Hector Elizodo luajti në disa nga filmat e regjisorit, duke përfshirë “Pretty Woman”, në të cilin ai luajti rolin e një menaxheri hoteli dhe “The Princess Diaries”, ku luajti si rolin e truprojës së Mias.

“Të paktën ai ka një punë solide,” komenton dikush në rrjetet sociale.

 

*Tibo News

You don't have permission to register