Zbulohet aktori që do të veshë personazhin e Ken në “Barbie”

Zbulohet më në fund aktori që do të luajë rolin e Ken në filmin e ri “Barbie”, i cili do të ketë premierën verën e vitit që vjen dhe bëhet fjalë për Ryan Gosling.

 

Në rrjetet sociale është ilustruar me imazhe duke shfaqur imazhet e para të Gostling me personazhin e Ken.

Ryan Gosling është gati të luajë si Ken në filmin e ri të “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm. Postimet e reja në rrjetet sociale ilustruan imazhet e para të Gosling në personazhin e Ken.

41-vjeçari është një nga yjet e preferuar në Hollywood.

 

Në një nga deklaratat e tij aktori u shpreh:

“Të gjithë personazhet e mi janë unë, vetja ime. Unë nuk jam një aktor kushedi sa i mirë për t’u bërë personazh.”

 

Pozimi i personazhit Ken shoqëroi promovimin e filmit.

“Warnes Bros” javë më parë njohu publikun me kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri, ku në deklaratë u shpreh se:

“Barbie” do të jetë i shfaqur në kinema më 21 korrik të vitit 2023.

Në rolin e kukullës është zgjedhur bukuroshja e famshme, aktorja Margot Robbie.

Ajo ndër të tjera është shprehur se :

“Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku, veçanërisht tek fëmijët. Ndihem e nderuar që do të jem një “Barbie”.”