
Yjet që suksesin e arritën pas të 40-ave
Statistikat tregojnë se aktorët zakonisht marrin role të rëndësishme dhe arrijnë kulmin e karrierës midis moshës 30 dhe 39.
Megjithatë, disa nga yjet më të njohur të Hollivudit kanë patur shkëlqimin e tyre pasi mbushën të 40-at, duke treguar se as suksesi dhe as talenti nuk njohin moshë.
Suksesi në një moshë të mëvonshme mund të jetë një bekim i vërtetë për këta yje, pasi vetëm koha mund t’u sigurojë atyre pjekurinë dhe mençurinë që u nevojitet për të mbajtur famën që fitojnë.
- Viola Davis (43 vjeç)
Edhe pse ishte shfaqur në jo më pak se 75 filma, aktorja amerikane merrte kryesisht role dytësore. Por gjithçka ndryshoi kur ajo u përfshi në dramën e periudhës 2011, “The Help”.
Filmi u publikua disa ditë para se ajo të mbushte 46 vjeç.
Roli i dha asaj një nominim për aktoren më të mirë në rolin kryesor në Oscars.
- Kathy Bates (42 vjeç)
Aktorja dhe regjisorja ka qenë në industri që nga vitet ’70, por ishte filmi horror i vitit 1990, Misery, ai që e ktheu atë në një yll dhe i dha asaj një çmim Oscar.
Që atëherë, Bates është shfaqur vetëm në filma shumë të suksesshëm, duke përfshirë këtu edhe Titanikun.
- Simon Cowell (43 vjeç)
Edhe pse ai ishte tashmë i famshëm në Angli, ishte shfaqja, American Idol, që e ktheu Simon Coëell në një emër të njohur.
Qëndrimi i tij i çeliktë dhe personaliteti serioz si gjyqtar tërhoqi vëmendjen e shikuesve në mbarë botën që nga paraqitja e tij e parë në shfaqje në 2002.
- Martha Stewart (41 vjeç)
Biznesmene dhe shkrimtare amerikane, Martha fitoi suksesin e saj më të madh në vitin 1982 kur botoi librin e saj të parë, në moshën 41-vjeçare.
Që atëherë, ajo arriti të ndërtojë një perandori dhe pati shfaqjen e saj televizive, Martha, nga 2005 deri në 2012.