AlbanianEnglish

‘Virgin Galactic’ fillon shitjet e biletave hapsinore për publikun

‘Virgin Galactic’, kompania e turizmit hapësinor e themeluar nga sipërmarrësi britanik Richard Branson, njoftoi të martën se do të fillojë të shesë bileta këtë javë me destinacione skajet e hapësirës dhe kostoja është 450000 dollarë.

Duke filluar nga e mërkura, publiku do të jenë në gjendje të rezervojnë një vend në një fluturim hapësinor të ardhshëm suborbital.

“Ne planifikojmë të kemi 1000 klientët tanë të parë në bord në fillimin e shërbimit komercial më vonë këtë vit,” tha në një deklaratë Michael Colglazier, CEO i Virgin Galactic.

Gjatë fluturimit 90-minutësh, pasagjerët do të arrijnë një lartësi prej më shumë se 50 miljesh dhe do të përjetojnë afërsisht katër minuta udhëtim përpara se të kthehen në Tokë.

Turistët hapësinorë do të fluturojnë në automjetin me raketa të kompanisë, të njohur si ‘SpaceShipTwo Unity’. Automjetet fluturojnë deri në 16 km, ku Unity lëshohet dhe motori i tij ndizet për ta fuqizuar atë në skajin e hapësirës.

‘Virgin Galactic’ do të niset nga “Spaceport America” në New Mexico dhe rezervimet përfshijnë disa ditë trajnimi dhe programe gatishmërie për fluturimet në hapësirë.

Vitin e kaluar, vetë Branson fluturoi në skajin e hapësirës në ekspeditën e parë të Virgin Galactic me një ekuipazh të plotë. Ky fluturim u bë në korrik dhe më vonë u hetua nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së, pasi u tha se anija ‘SpaceShipTwo’ doli nga rruga e saj e paracaktuar gjatë zbritjes së saj.

You don't have permission to register