
Victoria Beckham ndan në media momentin më të sikletshëm
Victoria Caroline Adams, tani e njohur si Victoria Beckham, ishte një nga fytyrat më të njohura në televizion dhe muzikë në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.
Duke qenë pjesë e grupit britanik Spice Girls, lidhja e saj me ish-futbollistin David Beckham e bëri atë një yll global.
Victoria ishte një nga personazhet më të famshëm e më të kërkuar të shtypit në atë kohë.
Në një intervistë, Victoria Beckham ka veçuar një nga momentet më të këqija që ka përjetuar në televizion.
Në “Don’t Forget Your Toothbrush”, në programin e BBC-së, i cili drejtohej nga Chris Evans.
Ka qenë viti 1999 dhe modelja e njohur asokohe sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e parë, Brooklyn.
Prezantuesi i bëri një pyetje lidhur me dietën që kishte ndjekur pasi kishte lindur djalin.
Victoria tregoi se Evans i solli një peshore dhe ky ishte një moment i pakëndshëm për të.
“Ishte periudha që sapo kisha lindur Brooklyn, humba shumë peshë më pas. Kjo gjë i ka ndodhur dhe mamasë sime pas shtatzënisë së saj, por kjo nuk do të thotë që ju keni një çrregullim në të ngrënit. Dhe ai më vendosi në një peshore. A mund ta imagjinoni ta bëj këtë sot?”
Victoria gjithashtu ndau edhe një situatë tjetër për Vogue.
Vite më parë ajo kishte qenë faqe e parë e një gazete, nga ku tregonin pjesë të trupit të saj që duhet të humbnin peshë.
Ajo është e shqetësuar edhe për kritikat që mediat sociale ua adresojnë grave, njëkohësisht për atë që e pret të bijën, Harper.
“Harper nuk është në mediat sociale, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi ende për këtë. Ajo është në atë moshë ku trupi i saj do të fillojë të ndryshojë, por ka të bëjë me sigurimin që ne të komunikojmë shumë si familje dhe ajo të rrethohet me miq të mirë. Por është shumë e frikshme, nuk mund të gënjej” shpjegoi ajo.