Veshjet dhe mesazhi i veçantë i Rihanna-s gjatë shtatzënisë

Rihanna, diva e njohur e muzikës pop, prej muajsh siç dihet është në pritje të ëmbël.

Ajo qe ka renë më shumë në sy të medias dhe ndjekësve gjatë gjithë kësaj kohë ka qenë stili i saj i veçantë në veshje.

 

Në daljet e saj publike ajo shihet mjaft e guximshme, duke mos pasur frikë të eksperimentojë apo të veshë bluza me barkun jashtë.

Shekulli i kaluar duket se i ka “ndaluar” gjyshet dhe nënat tona të eksperimentojnë e madje dimë që ato e fshihnin barkun me fustane te gjëra, duke e bërë shtatzëninë pothuajse të padukshme.

Për fat të mirë, gjërat kanë ndryshuar dhe nënat e ardhshme po veshin pa problem rroba që theksojnë format e tyre trupore.

Gratë sot ende punojnë gjatë shtatzënisë dhe mund të udhëtojnë ose të shkojnë në palestër, kështu që kanë nevojë për opsione më të larmishme veshjesh.

Megjithatë, Rihanna shkoi shumë përtej tendencave aktuale.

Ajo nuk ka frikë të veshë veshje të hapura duke e bërë shtatzëninë me stil, edhe në mot të ftohtë.

Ne e kemi ditur që artistja është një ikonë mode, por dukja e saj gjatë shtatzënisë është diçka e veçantë.

Në një nga intervistat e këngëtares, ajo tha :

“Po mundohem ta shijoj sa më shumë. Moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, ju e dini, ne po sfidojmë se çfarë do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë.”

Mesazhi kryesor që Rihanna kërkon të përcjellë është se shtatzënia nuk është pengesë për të veshur atë që dëshironi.

Rihanna është një shembull i përsosur i një gruaje që përjeton një nga momentet më të gëzuara të jetës dhe duket si një perëndeshë e vërtetë.

 

Stili që diva po sjell na tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re ku fakti se je shtatzënë nuk do të thotë që nuk mund të vishesh në mënyrën që dëshiron.

Këngëtarja tregon se të qenit shtatzënë nuk duhet t’ju pengojë kurrë që të ndiqni ëndrrat tuaja të modës, por ta pranoni shtatzëninë si një mundësi tjetër për t’u shprehur.