
“Vendimi i popullit” rikthen Trump në Twitter
Elon Musk, pronari i ri i Twitter ka deklaruar se llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump është rikthyer në platformë.
Ky vendim ka ardhur me “urdhër të popullit” pasi u bë një sondazh në Twitter në lidhje me kthimin ose jo të llogarisë së ish-presidentit. Nga sondazhi 51.8%, pra më shumë se 15 milionë përdorues të Twitter ishin pro rikthimit të tij.
Megjithatë ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke deklaruar më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”. Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të nxitjes së dhunës gjatë trazirave në Kapitol.