
Vaksina kundër plakjes: Një hap më pranë pavdekësisë?
Një grup shkencëtarësh dhe kërkuesish shkencor të Unversitetit Juntendo Tokyo mendojnë kështu.
Studimi i zhvilluar lidhet me gjurmimin e qelizave përgjegëse për plakjen të cilat si rezultat i dëmit në ADN e tyre ndalojnë së riprodhuari.
Testet e suksesshme klinike në minj, i bëjnë shkencëtarët të ndihen shpresëplotë se ndoshta shumë shpejt mund të kemi edhe një vaksinë.
Kërkimet shkencore mbi fenomenin e plakjes kanë korrur suksese të rëndësishme në dekadën e fundit duke provuar edhe lidhje të rëndësishme që ekzistojnë midis këtij fenomeni dhe sëmundjeve të ndryshme si diabeti.
Kërkimet bio-gjenetike kanë marrë hov të ri falë edhe mbështetjes bujare të shumë filantropve të cilët kanë shfaqur interes në këto kompani si shefi i Amazon Jeff Bezos.
Japonia së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane njihen si lider të kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë.