Përdorimi i drogave sintetike dhe në timon, problem serioz

Vera mesa duket ka shtuar fluksin e thirrjeve të Urgjencës Kombëtare. Kjo për shkak të rritjes së temperaturave, por edhe të aksidenteve që po shkaktohen nga përdorimi i substancave narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka thënë se fatkeqësisht kemi raste të shtuara të aksidenteve nga përdorimi i drogave sintetike, që është më i dëmshëm se heroina apo kokaina.

Skënder Brataj: Kemi 1924 aksidente. Shumica janë parakalime të gabuara, kryesisht shpejtësia dhe mosha e re. Duke ditur që gjatë verës ka festa, fatkeqësisht përdorimi i drogave sintetike që është akoma më i dëmshëm se heroina, kokaina dhe sot bëhen në laborator.

Brataj shton se këto substanca po bëhen akoma më të rrezikshme edhe për faktin që në shumicën e rasteve nuk gjendet antidoti dhe mund të ngelesh invalid.

Skënder Brataj: Ky është problem për të gjithë  botën përsa i përket llojeve të drogave që përdoren sot. këto drogat e reja janë problem për ne pasi shumë herë nuk kanë antidot siç ka heroina apo kokaina gjë e cila bën të bësh mjekim simptomatik. Dhe këto droga ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe nervor qendror dhe mund të ngelesh invalid.

Drogat sintetike nuk kanë si bazë bimët mjekësore, por ato medikamentoze.