Ushqimet që nuk duhet të porosisni në takimin e parë

Takimi i parë është gjithmonë i sikletshëm dhe plot emocione. Prandaj duhet të tregoni tepër kujdes duke filluar nga veshja deri tek vendodhja apo interesat e përbashkët që mund të keni. Një rëndësi të veçantë kanë edhe ushqimet që ju porosisni në takimin e parë. Për t’ju ardhur në ndihmë më poshtë keni një listë të ushqimeve që duhen shmangur për shkak se mund të jenë të ndërlikuara për t’u ngrënë, të ngjiten pas dhëmbëve ose thjesht të mos bëjnë përshtypje të mirë.

Asnjëherë spageti në takimin e parë

Edhe ata që hanë spageti më me përvojë ndonjëherë mund të hasin në disa probleme. Për të mos qenë përballë personit tjetër me makaronat që dalin nga goja, apo që të rrëshqasin nga piruni, kështu që është më mirë të mos i porosisni.

Karavidhe, arragosta, gaforre

Çdo gjë që kërkon kohë dhe përpjekje për të ngrënë është e ndaluar. Ju duhet të shikoni personin që keni përballë, jo pjatën.

Krahët e pulës

Kur kamarieri ju ofron peceta shtesë, është një shenjë se keni porositur pjatën e gabuar. Pra, nuk ka krahë pule për t’i ngrënë me duar.

Jo hudhra dhe qepë

Skenari më i mirë që dikush pret për një takim të parë është që ai të përfundojë me një puthje. Por edhe nëse nuk e bëni këtë, ndoshta kaloni të paktën pak kohë aq afër sa të ndjeni frymën e tjetrit. Dhe askush nuk do të donte të kalonte një mbrëmje në një erë të qelbur.

Sallatë

Vetë sallata mund të jetë e mirë, nuk ka asgjë të keqe të porosisni të shëndetshme në një takim të parë. Por kini kujdes që të mos gjendet një gjethe në dhëmbët tuaj, pa dijeninë tuaj.

Djathërat

Shumë njerëz nuk i tresin mirë produktet e qumështit, edhe nëse i kanë ngrënë gjatë gjithë jetës. Prandaj gjëja e fundit që dëshironi është që stomaku juaj të rëndohet disa orë pas darkës, pikërisht kur gjërat fillojnë të bëhen interesante.

Ushqimet që janë shumë pikante

Ushqimet pikante mund të shkaktojnë djersitje, sy të shndritshëm dhe ngjyrë të kuqe, gjë që nuk shkon paralelisht me konceptin e joshjes.

Ushqimet e shtrenjta

Pavarësisht se kush e paguan faturën në fund të natës, porositja e një pjate jashtëzakonisht të shtrenjtë është një veprim i rrezikshëm. Jo vetëm që mund të dukeni mendjemëdhenj, por kjo mund ta bëjë personin tjetër të ndihet në siklet. Ose thjesht e keni bërë qëllimisht një faturë të paarsyeshme të lartë, për një takim që mund të mos ketë shkuar aspak mirë.

Tibo News*