Twitter po humb përdoruesit e tij më aktivë

“A po vdes Twitter?” Ishte kjo dilema e miliarderit Elon Musk në prill, pesë ditë përpara se të ofronte blerjen e platformës së mediave sociale.

Twitter po përpiqet të mbajë të angazhuar përdoruesit e tij më aktivë të cilët janë jetik për biznesin, duke nënvizuar një sfidë me të cilën përballet shefi ekzekutiv i Tesla ndërkohë që ai i afrohet afatit për të mbyllur marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Tweeter-ët kanë qenë në “rënie absolute”që nga fillimi i pandemisë.

Një përdorues aktiv përkufizohet si dikush që hyn në Twitter gjashtë ose shtatë ditë në javë dhe poston rreth tre deri në katër herë në javë.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu një ndryshim në interesa gjatë dy viteve të fundit në mesin e përdoruesve më aktivë anglishtfolës të Twitter, gjë që mund ta bënte platformën më pak tërheqëse për reklamuesit.