Travis Scott po i rikthehet skenës

Travis Scott po i rikthehet skenës pas pothuajse një viti nga ngjarja në festivalin “Astroworld”, e cila u mbyll me shumë viktima.

“Zouk”, i cili është një club nate në Las Vegas, ka njoftuar pjesëmarrjen e reperit në shtatë shfaqje, të cilat fillojnë nga muaji ardhshëm.

 

Ka qenë CEO i “ Zouk Group” i cili ka lajmëruar me anë të një deklarate.

 

“Travis Scott ishte i përshtatshëm për listën e klubeve të natës “Zouk”. Performancat e tij elektrizuese do të kombinohen në mënyrë të përkryer me atmosferën tonë, duke u sjellë mysafirëve tanë një shfaqje të pakrahasueshme, ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të gjejnë në Las Vegas.”

 

Kjo është hera e dytë që pritej të sillte Scott në skenë pas asaj ngjarje.

Si fillim thuhej se ai do të ishte pjesë e festivalit të Nevadës “Day N Vegas”, më 2-4 shtator, por ky rezultoi të anulohej.

Organizatorët bënë të ditur se anulimi erdhi për shkak të çështjeve logjistike, kohës si dhe prodhimit.

Lajmi për rikthimin e Travis në skenën e “Zouk” ishte pikërisht një muaj