Traileri i “Blonde” vjen me kritika për portretizimin e Monroe

Së fundi është publikuar traileri  i filmit “Blonde” në Netflix, i cili nuk solli reagime të mira.

Publiku, pasi u njoh me trailerin më 28 korrik, në median sociale kritikoi drejtorët e kastit për theksin e aktores kubane, i cili është shumë i rëndë dhë nuk tingëllon si Monroe”

“A jam unë e vetmja që nuk habitem që Ana De Armas tingëllon keq në trailerin “Blonde?”

“Theksi i saj është shumë i rëndë, do të duhej shumë që ajo të tingëllonte bindshëm si Marilyn.”

“Unë mendoj se Ana de Armas është një aktore fantastike dhe duket e mrekullueshme si Marilyn, por unë dëgjoj theksin e saj në trailerin “Blonde” dhe kjo e nxjerr atë jashtë personazhit për mua.”

Këto ishin vetëm disa nga kritikat e marra.

 

Marc Rosen, i cili është president i Marilyn Monroe Estate doli në mbrotje të De Armas.

 

“Marilyn Monroe është një ikonë unike e Hollivudit dhe kulturës pop që kapërcen brezat dhe historinë. Bazuar vetëm në trailerin, duket se Ana ishte një zgjedhje e shkëlqyer për kasting, pasi ajo kap magjepsjen, humanitetin dhe brishtësinë e Marilyn. Mezi presim ta shohim filmin në tërësi.” – u shpreh ai.

 

Pavarësisht kritikave që ka marrë tani, aktorja kohë më parë tregoi se sa shumë muaj iu deshën vetëm që të mësonte të folurën e Monroes, i cili ishte proces mjaft lodhës për të, përveçse argëtues.