
Të rejat “anonime” nga Instagrami
Instagram vjen me të renë më të fundit, NGL, që ka të bëjë me pyetje dhe përgjigje anonime, nga ku ju mund të pyesni miqtë për diçka, duke mos e figuruar emrin tuaj.
NGL, do të thotë “nuk do të gënjejë” dhe ju bën të mundur shprehjen e mendimeve tuaja në mënyrën më të lirshme të mundshmë.
Ky update shërben si strehë e sigurt për adoleshentët kryesisht pasi janë targetgrupi të cilit I drejtohet më shumë.
Aplikacioni është publikuar në Kaloforni si fillim më 7 nëntor 2021, ndërsa tani me një përditësim të ri dhe me mundësinë e disponueshmërisë në 50 gjuhë, është shpërndarë në të gjithë botën.
Aktualisht aplikacioni operon falas dhe ka mbi 7000 komente, nga ku vlerësimi mesatar është 4,9/5 yje.
Ja mënyra e përdorimit.
- Shkarkoni NGL në celularin tuaj
- Hapni instagramin tuaj në këtë aplikacion
- Kopjoni linkun
- Hapni instagramin, opsionin për të postuar story
- Vendosni linkun mbi të dhe shpërndajeni
- Pas kësaj, miqtë tuaj do të kenë mundësinë të komentojnë në mënyrë anonime
- Ju mund t’i shikoni të gjitha këto në seksionin e kutisë hyrëse të aplikacionit NGL dhe më pas mund të postoni përgjigjen tuaj në story-n tuaj në Instagram