
Studimi i fundit, ja orari më i mirë kur duhet të flemë
Gjumi i mirë është i rëndësishëm dhe nëse kjo është ajo që doni, atëherë duhet të flini dhe të zgjoheni në kohën e duhur.
Studimi i fundit tregon se nëse dëshironi të zgjoheni me energji në orën 7 të mëngjesit, shkoni në shtrat në orën 21:46, 23:16 ose 00:46. Por nëse doni pak më shumë gjumë dhe dëshironi të nisni ditën në orën 8 të mëngjesit, atëherë mund të shkoni në shtrat në orën 22:46, 12:16, 1:46 ose 3:16 të mëngjesit.
Një sondazh i fundit i YouGov zbuloi se gati gjysma e britanikëve të rritur nuk po flenë më 7-9 orë të rekomanduara në natë.Mungesa e gjumit mund të ju bëjë të ndiheni të mërzitur, por gjithashtu mund të ketë ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm.