
Shtetet që po shpopullohen më shpejt, Shqipëria në 10-she
Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në rritje, me shtete si Kina apo India që përfaqësojnë rritjen më të lartë. Studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes së popullsisë do të prekë Afrikën, ku në vitin 2019, mesatarja për një grua në Niger ishte 6 fëmijë.
Sipas të dhënave të OKB-së, këto janë shtete që po shpopullohen me ritmin më të shpejt. Të dhënat janë akumuluar për të projektuar ndryshimet nga viti 2020 – 2050. Shumë nga këto shtete gjenden në Evropën lindore, dhe fatkeqësisht Shqipëria është mes tyre.
Arsyeja kryesore për këtë është ulja e lindjeve, që është një problem në rritje në rajon, ku mesatarja 2.1 fëmijë për grua në vitin 1988, ra në 1.2 fëmijë në vitin 1998.
Emigrimi është gjithashtu një arsye kryesore e cila ka prekur këtë rajon si dhe zgjerimi i Bashkimi Europian.