
Shqipëria s’figuron në listën me plazhet më të lira në Europë, kush mban vendin 1?
Nuk do donim që shqiptarët të shkonin me pushime diku tjetër kur kemi plazhe të mrekullueshme për të shijuar. Megjithatë, ata që duan që këtë verë të eksplorojnë, ka një lajm të mirë, sidomos nëse flitet për çmimet dhe ofertat. Një plazh mahnitës me rërë është shpallur më i liri në Europë. Plazhi i quajtur Kleopatra në Alanya të Turqisë është në listën e ‘duhet vizituar’ për verën e këtij viti, dhe jo vetëm sepse krenohet me bukurinë por atje çmimet janë shumë të lira, ku një kafe kushton vetëm 1.20 paund.
Për ata që kërkojnë diçka pak më thelbësore, sipas studimit të Omio, atje mund të konsumosh një drekë të lehtë për vetëm 4,48 paund. Një mori aktivitetesh mund të gjenden në këtë plazh, ose mund të shijosh qetësinë, rërën, ujin e kristaltë dhe diellin.
Alanya është tashmë një pikë popullore pushimesh, që do të thotë se ka shumë oferta për të gjetur pa marrë parasysh buxhetin tuaj.
Nëse jeni në kërkim të hoteleve të lira, Booking.com ka një përmbledhje të disa prej hoteleve më të mira pranë plazhit Kleopatra me çmime nga 46 paund në natë, ndërsa Tripadvisor ka një udhëzues për hotelet më të afërt që i përshtaten një sërë buxhetesh.
Ndërkohë Skyscanner ka grumbulluar gjithashtu disa nga hotelet më të lira në afërsi, me disa që kushtojnë nga 24 paund në natë.
10 plazhet më të lira të Evropës
-Plazhi Kleopatra, Turqi
-Long Beach, Mali i Zi
-Plazhi Primorsko, Bullgari
-Playa de Ses Illetes, Spanjë
-Golden Sands, Bullgari
-Side Halk Beach, Turqi
-Plazhi Heringsdorf, Gjermani
-Plazhi Yahsi, Turqi
-Gjiri i Fig Tree, Qipro
-Plage d’Agadir, Marok