
Shqipëria, një ishull thesaresh
“Corriere della sera”, gazeta e njohur italiane, i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, ku në fokus ka përshkrimin e “thesareve” që duhen zbuluar.
Toka jonë nuk është e panjohur për italianët, por shumica e njohin për plazhet, kryeqytetin e gjallë, qendrën ekonomike, kulturore dhe tregtare të vendit.
Megjithatë Francesca Masotti, autorja e artikullit ka treguar se Shqipëria ka shumë më shumë për të ofruar dhe se është një surprizë e vazhdueshme .
- Thesare të fshehura
Padyshim që plazhet ikonë të rivierës joniane së bashku me kryeqytetin e gjallë përbëjnë burimin kryesor të tërheqjes për turistët, por i gjithë vendi ballkanik, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, është një thesar me thesare të panjohura që ia vlen të vizitohet.
- Laguna, manastire dhe kuzhinë e pasur
Në territorin shqiptar gjen të fshehura liqene të thella, manastire të lashta, male të shenjta, kështjella, lumenj dhe fshatra me shtëpi prej guri, aq të mrekullueshme sa duket se kanë mbetur të paprekura me kalimin e kohës.
Nga ana tjetër, laguna ku jetojnë kafshë të rrezikuara, bunkerë të rinovuar dhe të shndërruar në ndalesa turistike të paharrueshme, punishte për rikuperimin e zejeve lokale, zona arkeologjike me vlera të paçmueshme dhe një kuzhinë të pasur, që nuk të le hapësirë zilie për kuzhinat më të njohura europiane.
- Brendësia e vendit dhe malet
Shqipëria është një tokë pjesërisht e egër dhe e pazbuluar, e mbushur me çdo lloj terreni, e pikërisht për këtë arsye, një destinacion i aftë për të kënaqur çdo lloj vizitori.
Nga pjesa e brendshme jugore deri te Bjeshkët e Namuna, duke kaluar nëpër fshatrat në kufirin verior maqedonas dhe lagunat e bregdetit të Adriatikut, Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme.