
Shenjat e horoskopit që nuk duan të martohen
Bashkë në të mirë e në të keq… por a do të pranonit t’i kushtoni gjithë jetën vetëm një personi pas martesës? Disa njerëzve iu pëlqen kjo ide, disa e konsiderojnë pjesë të ligjit të natyrës së bashku me riprodhimin. Por të tjerë as nuk duan ta mendojnë. Thonë se janë mirë dhe martesa nuk iu pëlqen si ide. Nëse bazohemi tek Horoskopi janë 4 shenja të cilat nuk do donin të martoheshin. Po ata që janë martuar tashmë ç’do thonë?
Binjakët:
Nuk e imagjinojnë dot jetën pa argëtime, emocione e aventura. Pra ideja e martesës për to është pak a shumë si makth. Thjesht frikësohen nga fakti se duhet të kalojnë jetën me dikë. Kanë frikë se nëse martohen, do të humbasin edhe jetën sociale.
Ujori:
Pavarësisht se janë njerëz të qetë, ata duan të jenë të lirë dhe të bejnë atë që dëshirojnë. Për Ujorët ideja e martesës është një stres më vete pasi nuk mund t’i përkushtohen partnerit.
Peshqit:
Peshqve iu pëlqen ideja e martesës, por sapo lindin problemet e para nuk hezitojnë të largohen e të lënë gjithçka pas. Nuk i përballojnë dot emocionet e forta, lotët, akuzat, ndjenjën e fajit dhe zhgënjimin.
Shigjetari:
Janë njerëz shumë aventurierë dhe plot emocione. Ata mundohen të shmangin dhe të shtyejnë sa më vonë martesën, kjo sepse nuk duan të fokusohen vetëm tek një person.