
Shefki Karadaku, shkrimtari i pashoq që i dhuroi letërsisë përjetësinë
Me një karrierë krijuese prej më shumë se një shekulli, Shefki Karadaku është emri që jeton përjetësisht përmes veprave të tij jashtëzakonshme.
Karadaku, me origjinë nga Elbasani, spikati në poezi që në fillim të viteve 60-të.
“Ylli” dhe “Drita” ishin shtëpiza e veprave të tij që në ato vite. Shkrimtari i njohur erdhi në letërsinë shqipe me poezi të lirikës së ngrohtë dhe frymëzuese, jo aq në kuptimin social të fjalës, sesa në atë të rebelimit gjuhësor dhe tematik.
Shefki Karadakut, pavarësisht ndarjes fizike nga jeta, i jeton emri dhe kjo është një nga gjërat më të rëndësishme dhe arrira që mund t’i ndodhë një individ, një pasuri e pazakontë. Dhe familja Karadaku e ka këtë pasuri të hipotekuar tashmë, një emër që nuk vdes kurrë.
Nadire Karadaku, shoqja e jetës së shkrimtarit të pashoq ndau me Tibo Neës pak nga kujtimi për njeriun e saj të veçantë.
Njerëzit si Shefki Karadaku nuk vdesin kurrë, ndaj nuk mund të përkujtohej dita e vdekjes, por veç e ditëlindjes.
Ndaj edhe 9 qershorin e këtij viti, familjarë, artistë dhe shkrimtarë të njohur u mblodhën për ta përkujtuar me ribotimin e një prej romaneve me të dashur, “Puthja e Ngrirë” dhe me shfaqjen e një dokumentari në në Tiranë. Dokumentari u ideua nga shkrimtari Halil Rama, nën regjinë e Bledar Linzës dhe u mbështet në realizimin e tij nga platforma TIBO.