Sëmundjet që shkakton stresi

Nga meditimi tek vrapimi, të gjithë përpiqemi të bëjmë më të mirën për të shmangur stresin.

Por jeta mund të na sjellë shumë sfida dhe për fat të keq, stresi është diçka që shumë prej nesh e përjetojmë në një moment ose në një tjetër.

Ndjenja e stresit nuk është gjë e mirë, por ne mund të mos jemi të vetëdijshëm tërësisht për efektet serioze negative që ndjenjat e tilla mund të kenë në shëndetin tonë.

Si fizikisht ashtu edhe mendërisht, stresi më pak fjalë: Të shkatërron.

“Stresi shkakton një sërë simptomash fizike, emocionale dhe të sjelljes, duke përfshirë dhimbje koke dhe lodhje, ankth, nervozizëm, madje edhe ndryshime në oreks dhe tërheqje sociale”, thonë ekspertët.

Përvoja e përgjithshme e stresit mund të ndryshojë shumë nga një person në tjetrin, disa mund ta ndjejnë atë si një energji të pakëndshme, nervore, ndërsa të tjerët mund ta përjetojnë atë si nervozizëm dhe zemërim.

Megjithatë, një temë e zakonshme e raportuar nga shumë pacientë që përjetojnë stres është ndjesia e humbjes së kontrollit.

Sasi të konsiderueshme të stresit në trup mund të çojnë në një sërë pasojash serioze dhe probleme shëndetësore në afat të gjatë.

Disa nga sëmundjet që shkakton stresi:

Dementia

Ataku kardiak

Probleme digjestive

Shtim në peshë

Depresion

Tibo News