Rrugëtimi i Bilbilit të Çermenikës, Hysni Hoxha sjell koncertin recital ‘O Librazhd të qofsha falë’

Hysni Hoxha është këngëtar i njohur i muzikës popullore. I lindur dhe rritur në qytetin e Librazhdit kënga do të zinte rrënjë tek ai për shkak të babit, cili do t’ia trashëgonte këtë talent për këngët e Shqipërisë së mesme . Më datë 27 Dhjetor 2011, Hysni Hoxha publikon videoklipin e tij të parë me titull “Cuc matjane” dhe kështu do të vazhdonte përgjatë viteve duke sjell një sërë këngësh dhe videoklipesh të ndryshme.

Dhe siç thonë kënga është ilaç për shpirtin, por sa e vështirë është të ndërtosh një rrugëtim të suksesshëm përgjatë viteve muzikë.

Hysniu është pjesëmarrës në koncerte të shumta përgjatë viteve, por së fundmi vjen në një koncert të veçantë për qytetarët e Librazhdit, ku prezent do të jenë edhe shumë ikona të kinematografisë shqiptare.