Romanca e Johnny Depp me avokaten drejt fundit?

Flitet që Johnny Depp nuk është më në një lidhje me avokaten e tij, Joelle Rich. Lajmi vjen disa javë pasi u raportua se dyshja ishin në lidhje.

Aktori i Pirates of the Caribbean, 59 vjeç fillimisht u raportua se ishte në lidhje me Rich në fund të shtatorit, pasi avokatja e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje në vitin 2020 kundër Gazetës Sun.

Depp e humbi çështjen, e cila u zhvillua para betejës shpërthyese ligjore kundër ish-gruas së tij, Amber Heard. Por ai dhe Rich, 37 vjeçe mbetën të afërt me njëri tjetrin dhe nuk i humbën kontaktet.

Avokatja nuk ishte pjesë e ekipit ligjor në gjyqin ndaj Heard, megjithatë me Ben Cheë dhe Camille Vasquez gjyqi rezultoi me sukses për aktorin.

Ndërsa ishte raportuar nga Us Weekly se gjërat po bëheshin ‘serioze’ mes dyshes, tani po pretendohet se lidhja e tyre ka marrë fund.

Sipas People Magazine, dyshja nuk po takohen më, por nuk ofroi një arsye.

Tibo News