
Rita Ora sqaron çështjen e bujshme të performancës me flamurin serb
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është emri më i lakuar i momentit. Kjo për shkak të një performance në Hungari, teksa shfaqet me flamurin serb në duar. Kaq u mjaftoi fansave dhe shqiptarëve kryesisht të Kosovës që të shpërthenin ndaj Rita Orës. Por kjo e fundit ka sqaruar se flamurin ia dha një fans nga podiumi, dhe se kjo e fundit nuk e kishte parë.
Ky është reagimi i Rita Orës:
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.
Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”.