
Rikthehet “The Little Mermaid”
Kohëve të fundit, është parë që Disney ka një nostalgji me rikthimin e filmave të vjetër e ikonik të viteve ’90 dhe mirë bën në fakt, pasi shikuesit i adhurojnë dhe i presin me një entuziazëm të madh. Kohëve të fundit, listës i është shtuar dhe një sirenë, “The Little Mermaid” vjen së shpejti.
Ky film është remake i versionit të shkuar. Ju keni parë Arielin e 1989-ës, sirenën flokëkuqe që bëri për vete të gjithë shikuesit. Epo, mbase tani ka ardhur koha të shikoni Arielin e 2022-shit.
Pa ju bërë shumë spoiler, po ju tregojmë vetëm pak detaje. Ka të bëjë me princeshën Ariel dhe princin Eric. Halle Bailey është shndërruar në princeshën Ariel dhe duket se kjo ishte zgjedhja e duhur, pasi ka gjithçka për të na e sjellë atë version, flokët, zërin melodioz, bishtin e sirenës… Ndërsa nga ana tjetër Jonah Hauer-King mban veshur rolin e Eric. Ky version i ri vjen në regjinë e Rob Marshall.
Pyetja juaj e radhës me gjasë mund të jetë mbi datën se kur do e keni të mundur gozhdimin para televizorëve tuaj.
Ëëë… epo “The Little Mermaid” vjen në kinema më 26 maj 2023.