Realizohen dy ekstradimet e para mes Shqipërisë dhe Spanjës

Dy ekstradimet e para janë realizuar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, pas marrëveshjes së realizuar mes dy vendeve.

Në më pak se dy muaj pas hyrjes në fuqi, Prokuroria e Përgjithshme u njoftua për arrestimin e dy shtetasve shqiptarë përkatësisht në Kukës dhe Vlorë.

Shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi përkatësisht në vitin 2020 dhe vitin 2021 për veprat penale “trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, “Falsifikim dokumentacioni”, “Shkelje e ligjit për drogat”.

Më 16 mars të vitit 2022, hyri në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

*Tibo News.