Rama komenton aplikimin e dhëndrit të Trump për investime në Sazan dhe Zvërnec

Pas lajmit të bujshëm që dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka në plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd, ka dhënë komentin e tij sot kryeministri Edi Rama. Nga Gjiri i Lalzit, Rama tha se ky investim është forma më prestigjioze e hotelersië në botë dhe synon ta kthejë ishullin e Sazanit në kurorën e turizmit në vend. Ai shtoi se ky duket një projekt ambicioz.

 ‘10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen afër 14 milionë. Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanosët Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit.

Me gjasë zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura! Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Është forma më prestigjioze e hotelereisë në botë. Ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s. Shqipëria ‘kampione e turizmit’, nuk është vetëm një slogan, por një projekt gjeopolitik që formësohet përmes projekteve konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zoant e Mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit.

Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte’.

Kompania e dhëndrit të Trump synon investime të mëdha në Sazan dhe Zvërnec