Punët e ëndrrave tuaja, si profesione

Në mesin e shumëllojshmërisë së gjërë të roleve që mund të merrni si punë me kohë të plotë apo të pjesshme, disa qëndrojnë jashtë këtij grupi dhe ju bëjnë të mendoni se nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr.

Më poshtë do të gjeni të listuara disa prej këtyre punëve.

 

Provues akulloresh

Kjo është për adhuruesit e akullores.

Provuesit e akullores vlerësojnë cilësinë, shijen, qëndrueshmërinë, aromën dhe pamjen e akullores.

Për t’u pranuar, do t’ju duhet të paktën një diplomë bachelor në shkencën e ushqimit ose qumështit, gjithashtu përvojë të konsiderueshme në industrinë e akullores.

 

Sirenë profesioniste

Sirenat ekzistojnë, të paktën si profesion.

Sirenat profesioniste punojnë në festa për fëmijë, festivale, pishina dhe plazhe.

Për t’u kualifikuar, duhet të jeni një notare e mirë, të keni certifikata të lidhura me notin dhe shpëtimin dhe të jeni në gjendje të pozoni nën ujë.

 

Personazh në Disneyland

Puna në një park tematik mund të jetë argëtuese, por nëse jeni duke punuar si princeshë e Disney-t, mund të jetë një ëndërr e realizuar për shumë njerëz.

Puna e personazheve të Disneyland-it është më shumë sesa thjesht të luajnë me veshje, ata gjithashtu duhet të ngjajnë fizikisht me një personazh specifik, të takohen dhe të përshëndesin njerëzit, të performojnë për audiencë të madhe dhe të jenë të hapur për të punuar me familjet dhe fëmijët.

 

Testues për video game

Përpara se ndonjë video game të lëshohet për publikun, ka testues që i luajnë ato për të gjetur dhe raportuar gabimet në mënyrë që programuesit t’i rregullojnë ato.

Që nga viti 2020, paga vjetore e testuesve varion rreth 53,000 dollarë.

Diploma në dizajnimin ose programimin video game  përbën avantazh, por nuk është pengesë.

 

Përqafues profesionist

Përqafuesit profesionistë paguhen për të përqafuar të huajt në një mënyrë krejtësisht platonike, që do të thotë se nuk ka fare intimitet. Thuhet se është një formë e terapisë me prekje për njerëzit që vuajnë nga çështje traumatike, paaftësi ose shqetësimI emocional.

 

Shoqëruese nuseje

Planifikimi i një dasme mund të duket si një punë me kohë të plotë, dhe këtu vjen një shoqëruese nuseje profesionale.

Shoqëruese të tilla shfaqen në dasmën tuaj, ecin nëpër korridor dhe madje mund të mbajnë edhe një fjalimi për nusen

 

Fjetës profesionist

Po, ju mund të fitoni para për të fjetur.

Për shembull, prodhuesit e jastëkëve mund të punësojnë për të vlerësuar komoditetin e produkteve të tyre.