
Pse të gjithë e duan Keanu Reeves?
Aktori kanadez 58 vjeç është shfaqur në disa filma tepër të njohur dhe të dashur për publikun. Por duket se famës së tij i është shtuar edhe dashamirësia që njerëzit kanë për të.
Jo sepse është simpatik, apo thjesht fakti që është aktor, por Keanu mesa duket është nga ata të paktë që e konsideron veten ashtu si ne, të thjeshtë.
Lexoni disa fakte për të:
Aktori i famshëm i “John Wick” bëri bujë në vitin 2015 kur u filmua duke i liruar vendin në metro një pasagjeri me një çantë të rëndë. Ai po udhëtonte me metro në Brooklyn të New York-ut. Ky ishte një nga gjestet e para të Keanu Reeves që u bë virale kudo në rrjetet sociale dhe në media.
Në qershor të vitit 2019, fansat në Twitter vunë re se Reeves nuk i prek gratë ndërsa pozon me to për foto, përkundrazi, ai i mban duart pas dhe kjo që të mos zërë hapësirën e tyre personale dhe në shenjë respekti për gratë. Gjesti i aktorit u bë shpejt viral, me të shumtë që e komplimentuan për sjelljen e tij respektuese.
Një video e Reeves në konventën E3 në qershor 2019 u bë virale pasi iu përgjigj në mënyrë shumë prekëse dhe frymëzuese një fansi të tij që ishte i pranishëm.
Kur fansi bërtiti me të madhe duke i thënë aktorit: “Ti të lë pa frymë!” Reeves dol inga skena iu afrua fansit të tij dhe i tha: Ti të lë pa frymë. Të gjithë jeni më të mirët.
Çuditërisht, ky moment u kap nga kamerat dhe u përhap shumë shpejt në internet, e u bë shkak i prodhimit të shumë meme-ve, që në fakt tregonin përzemërsi për Reeves.
Në mars të vitit 2019, një avion me destinacion Los Anxhelos në të cilin ishte Reeves u detyrua të bënte një ulje emergjente, por kjo nuk e ndaloi aktorin të pozonte me dashamirësi me personat që ishin brenda avionit.
Reeves madje shkoi përtej, duke ndihmuar në organizimin e transportit për në San Francisko, destinacioni i tyre. Ai i gëzonte pasagjerët me fakte për Kaliforninë gjatë rrugës dhe madje luante muzikë country nga telefoni i tij.
Gjatë një takimi me producentët e Pixar për “Toy Story 4” të vitit 2019, Reeves vendosi të hipte mbi një tavolinë në mënyrë që të përpiqej të kuptonte pak më mirë personazhin e tij të ri -Duke Caboom dhe kjo tregohet me admirim nga regjisori i filmit.
Ndërsa ishte në xhirimet e “Speed”, Bullock tha se i tregoi Reeves se nuk kishte provuar kurrë shampanjë apo tartuf. Jo shumë kohë më vonë, Reeves mbërriti në shtëpinë e saj me lule, shampanjë dhe tartuf dhe këtë aktorja e kujton me shumë dashamirësi.
Reeves ka dhuruar gjithashtu para për spitalet e fëmijëve dhe për kërkimin e kurave ndaj kancerit.
Ylli thuhet se drejton një fondacion privat bamirësie që synon të ndihmojë fëmijët e sëmurë, por emri i tij nuk i është bashkangjitur organizatës.
“Unë kam një fondacion privat që funksionon për pesë ose gjashtë vjet dhe ndihmon disa spitale për fëmijë dhe kërkime mbi kancerin,” tregoi Reeves për Ladies Home Journal në vitin 2009.
“Nuk më pëlqen t’i bashkangjit emrin tim, thjesht e lë fondacionin të bëjë atë që bën”, tha Reeves.
Edhe pse Reeves është një aktor me famë botërore, ai nuk duket se e merr veten shumë seriozisht. Qoftë duke luajtur një personazh në “Toy Story 4” ose duke luajtur një version të ekzagjeruar të tij në rom-com Netflix 2019 “Alëays Be My Maybe”, Reeves nuk ka frikë të argëtohet.
Gjatë një interviste në “The Late Show With Stephen Colbert” në maj 2019, Reeves u pyet nga Colbert se çfarë mendon se ndodh kur ne vdesim. Dhe ja si u përgjigj ai:
“Unë e di se ata që na duan do të na mungojnë,”
Kontrata e Reeves për vazhdimet e “Matrix” “The Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions” përfshinte një ulje të konsiderueshme të pagës për aktorin, në mënyrë që më shumë para të ishin në dispozicion për kostumet dhe efektet speciale në filma.
Pasi u përfshi në filmin “Avokati i Djallit” të vitit 1997, Reeves zbuloi se Al Pacino nuk ishte në gjendje të punonte në projekt për shkak të buxhetit të filmit. Megjithatë, Reeves ishte aq i etur për të punuar me aktorin legjendar, saqë mori një tjetër ulje të konsiderueshme të pagës.
Sipas një raporti të janarit 2022 në The Hollywood Reporter, Reeves pagoi një avion privat, dhoma hoteli dhe bileta premierë për grupin e tij të miqve, madje organizoi një mëngjes të veçantë pas premierës për ta.
Grupi me fat thuhet se përfshinte trajnerë personalë dhe përfaqësues profesionistë të Reeves.
Dhe kur u pyet për këtë gjest ai u përgjigj: “Po, është e mrekullueshme të jemi në gjendje të ndajmë përvojat dhe jetët tona së bashku”.
Janë këto dhe shuëm detaje të tjera që e bëjnë aktorin shumë të dashur për publikun dhe fakti që këto i shpesh tregon se aktori është në të vërtetë një njeri pozitiv dhe jo arrogant sit ë tjerë të famshëm.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë diçka për të thënë për Reeves, dhe në zgjedhim një prej tyre për t’jua treguar:
Komentuesi X
“Unë e di se ata që na duan do të na mungojnë.”
Kështu tha Keanu kur Stephen Colbert e pyeti se çfarë ndodh me ne kur vdesim.
Ai e kupton mjerimin ndryshe nga askush tjetër në Hollywood.
Babai i tij u largua kur ai ishte 3 vjeç. Ai luftoi me disleksinë, duke ndjekur 4 shkolla të mesme të ndryshme përpara se ta braktiste. Shoku i tij më i mirë vdiq nga një mbidozë droge në moshën 23-vjeçare. E dashura e tij, Jennifer Syme, pati një dështim 8 muajsh në shtatzëni. Ajo vdiq më vonë në një aksident me makinë jo shumë kohë më vonë.
Edhe me vështirësitë e tij, ai nuk e ka lënë suksesin e tij dhe as kujdesin për veten.
Ai ndihmoi motrën e tij të shërohej nga leucemia dhe që atëherë ka dhuruar një shumë të majme parash për spitalet që trajtojnë sëmundjen përmes fondacionit të tij privat bamirës.
Ai vlen mbi disa qindra milionë dollarë, por ai ende lëviz me metro.
Thuhet se ai hoqi dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij për dy filmat e fundit Matrix, në mënyrë që ekipet e regjisë, dizajnit dhe kostumeve të mund të ndihmonin që filmi të ishte sa më i mahnitshëm.
Ai është i njohur për vëmendjen ndaj detajeve – ka një histori rreth tij në Tëitter ku ai bleu një akullore vetëm për të marrë letrën, që të mund t’i jepte autograf një fansi. Më vonë e hodhi atë akullore.
Ai është një nga aktorët e paktë që njeh të gjithë ata që punojnë në sheshxhirimin e projekteve të tij. Disa tregojnë se ai me të vërtetë i pyet njerëzit se si e kalojnë ditën dhe mirëqenien e tyre. Ekziston një foto e tij teksa ai largohet për të pushuar, nga xhirimet e John Wick, dhe shfaqet në rrugët e Neë York City duke. shëtitur qenin.