
Pse ndihemi në turp kur rrëzohemi?
Të gjithëve na ka ndodhur të jemi rrëzuar të paktën një herë në rrugë apo në një vend publik me njerëz.
Por pse ndodh që të ndihemi me turp kur në fakt nuk e bëjmë qëllimisht por na ndodh aksidentalisht?
Kjo e ka një shpjegim. Jetojmë në një botë kur një status i vetëm në Twitter mund të të bëjë objekt talljeje apo më keq.
Terapistja britanike Sally Baker thotë se turpi që ndjejmë kur rrëzohemi është një formë e shprehjes së ankthit social dhe përjetimeve të së shkuarës.
Ata që ndihen më shumë të turpëruar kanë përjetuar forma të tjera të kësaj ndjesie dhe kanë frikën e gjykimit nga të tjerët, shpjegon ajo.
Baker shpjegon gjithashtu se turpi apo sikleti është një spektër më vete dhe nivelet në të cilat ne ndjejmë vetëdijen tonë kalohen përgjatë viteve.
“Nuk ka asnjë nivel të vetëm normal të reagimit kur ndodhemi në situata të sikletshme. Njerëzit përjetojnë emicionet ndryshe dhe mënyra se si ndihen apo reagojnë shpesh lidhet me përvojat nga fëmijëria. Nëse kur kemi qenë fëmijë jemi penguar diku dhe jemi rrëzuar (pa u lënduar) prindërit apo vëllezërit e motrat kanë qeshur me ne, dhe në moshë më të rritur, vetëdija jonë e percepton sikur ata që do na shohin në situatë të tillë do të qeshin apo tallen gjithashtu”.
A është turp? Sigurisht që jo…. gjithsesi trego kujdes mos lëndohesh.