Princ Harry dhe Meghan në “përndjekjen që u rrezikoi jetën”

Princ Harry, gruaja e tij Meghan dhe nëna e saj u përfshinë në një ndjekje “gati katastrofike” me makinë pasi u ndoqën nga paparacët në Nju Jork. Incidenti ndodhi pasi Meghan dhe Harry po shkonin në një ceremoni çmimesh në New York.

Një burim i afërt me Sussex-ët tha se Harry, Meghan dhe Doria janë ‘të tronditur, por të lumtur që të gjithë janë të sigurt’.

Pasi u larguan nga ceremonia e ndarjes së çmimeve rreth orës 22:00, ata u ndoqën nga një ‘bandë’ prej rreth gjashtë automjetesh me paparacë.

Ata ndodheshin në një automjet me anëtarët e ekipit të tyre privat të sigurisë, por u ndjenë të detyruar të shkonin në stacionet e policisë ndërsa përpiqeshin të largonin fotografët.

Në një moment ata u larguan nga një komisariat me një taksi, që shpresonin se do të shërbente si maskim, por nuk funksionoi dhe u fotografuan në automjet.

Përfundimisht, ata u kthyen në shtëpinë e shokut të tyre rreth orës 12:30.

Një person që kishte qenë me ta në ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha për Telegraf se paparacët po ngisnin aq keq makinat sa nuk ishin vetëm jetët e Sussexëve dhe Ragland që u rrezikuan, por ato të publikut në rrugë.

Thuhet se paparacët kanë ecur me makinë në trotuare, dhe kanë shkelur sinjalistikat.

Ata gjithashtu dyshohet se kanë qenë duke ngarë makinat ndërsa flisnin në telefon dhe bënin foto.