Po sikur të punojmë pa orare?

Puna pa rend ditor është kur një punonjës ka mundësinë të ndajë ditën e tij të punës prej 8 orësh në dy ose më shumë fasha orari për të sistemuar aktivitetet e tjera të jetës si koha me fëmijët, miqtë, dreka me familjen, koha në palestër… pa u ndjerë fajtor apo pa pasur frikë nga penalizimet në punë.

Hulumtimet tregojnë një prirje të shtuar ku punonjësit duan të jetojnë proverbën “punë-jetë-ekuilibër/harmoni”. Puna nga distanca është e bukur. Dhe një javë pune 4-ditore është po njësoj interesante. Megjithatë njerëzit nuk duan të jenë më në punë për 8 orë rresht. Ata duan më shumë fleksibilitet, jo vetëm ku punojnë, por kur punojnë. Në vitin 2023, kjo do të jetë një temë që do të lëvrohet më shumë.

Megjithatë, ashtu siç duhet të bëjmë më çdo gjë tjetër, le të përpiqemi që edhe ketë ta shikojmë nga këndvështrime të ndryshme, si për punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Për punëdhënësit:

Anët pozitive

  •  Individë më të kënaqur = shoqëri më e shëndetshme dhe kulturë ekipore;
  •  Reduktimi i largimit të punonjësve = zvogëlimi i kohës joproduktive të biznesit;
  • Fuqia punëtore më e angazhuar dhe produktive = rritje e marzhit të fitimit dhe pjesës së tregut;
  • Më tërheqëse për njerëzit e talentuar;
  • Më shumë gjasa për të mbajtur aty stafin më të mirë;

Anët negative

  • Më e vështirë në menaxhim dhe koordinim për të patur një ekip me punonjës në orare të ndryshme;
  • Dorëzimi i vonuar për detyrat dhe marrja e vendimeve;
  • Kultura e kompanisë, tashmë jo shumë e rregullt për shkak të punës në distancë;
  • Në varësi të niveleve individuale të vetëdisiplinës dhe motivimit, puna mund të hasë probleme, duke çuar në humbje të të ardhurave;

Për punonjësit:

Anët pozitive

  • Aftësia për të përshtatur angazhimet e tjera të jetës pa sakrifikuar njërën për tjetrën
  • Ofron stabilitet psikologjik duke shërbyer si  çlodhje për presionet apo ankthet e punës
  • Punëdhënësit mund të jenë më të pëlqyeshëm

Anët negative

  • Puna dhe kolegët bëhen më të këndshëm dhe të tolerueshëm
  • Mund të çojë në mospërputhje të ekipit
  • Mund të ngadalësojë përparimin në karrierë
  • Në varësi të niveleve individuale të vetëdisiplinës dhe motivimit, puna mund të ketë problematika duke çuar në humbjen e punësimit

Po ju çfarë mendoni për punët pa rend ditor? A do dëshironit ta praktikonit? Cilat janë anët negative dhe pozitive sipas jush në këtë formë?