
PE në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën
Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, ditwn e sotme do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet. Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.
Deri më tani nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.