“Pasuesi” i McDonald’s në Rusi jashtë çdo pritshmërie

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë që zëvendësoi McDonald’s në Rusi po rritet më shpejt se sa ishte parashikuar.

Gjiganti amerikan McDonald’s mbylli vendet e tij ruse menjëherë pasi Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe ia shiti të licencuarit lokal Alexander Govor.

Këtë javë ai pretendoi se kompania e tij shërben 2 milionë vakte në ditë, ose më shumë se McDonald’s.

Govor tha gjithashtu se ata po rihapin restorante më shpejt se sa ishte planifikuar dhe synonin të kishin më shumë se 900 deri në fund të vitit.

“Aktiviteti i biznesit që kemi krijuar nuk po shkon askund. Ne po punojmë me besim me ekipin. Ne nuk kemi ardhur për të fituar para për gjashtë muaj, një vit. Ne jemi këtu për një kohë të gjatë. Pra, ne do të ndërtojmë procese biznesi kjo do të funksionojë ndërsa jemi këtu dhe pas nesh gjithashtu.”

Klientët në Moskë kishin mendime të përziera për markën e re, e cila përkthehet si ‘E shijshme dhe kaq’.

“Për mua, cilësia nuk ka rënë. Më pëlqen shumë, djemtë po bëjnë mirë. Ata po i bëjnë porositë në kohë. Shija, cilësia, më pëlqen të gjitha.”

“Kam qenë jashtë vendit dhe kam ngrënë në McDonald’s atje. Nuk mendoj se kanë arritur të zëvendësojnë McDonald’s. Shija ka ndryshuar; patatet e skuqura patjetër të paktën. Nuk mund të them të njëjtën gjë për burgerët.”

Autoritetet lokale kanë thënë se McDonald’s ka mundësinë të blejë restorantet e saj ruse brenda 15 viteve.

McDonald’s nuk ka komentuar nëse ka mundësi të kthehet në Rusi.