Paditet Olaplex, pretendimet se dëmton flokët

Kompania e njohur e kujdesit të flokëve, Olaplex, është paditur nga 28 gra që pretendojnë se produktet e saj shkaktojnë rënie të flokëve dhe probleme të tjera.

Gama e Olaplex përfshin shampo, balsam dhe trajtime që pretendojnë se “riparojnë dëmtimet dhe rinovojnë flokët” në mënyrë të sigurt.

Por padia thotë se Olaplex përdor kimikate të dëmshme që i dëmton akoma më shumë flokët.

Olaplex ka lëshuar rezultatet e testit dhe pretendon se produktet janëtë sigurta.

“Ne jemi të përgatitur të mbrojmë me forcë kompaninë tonë, markën tonë dhe produktet tona kundër këtyre akuzave të pabaza”, thuhet në një deklaratë në Instagram.

Olaplex nuk ka tërhequr asnjë nga produktet e saj në vazhdën e padisë.

E lançuar në Kaliforni në vitin 2014, Olaplex pretendon se produktet e saj janë vërtetuar shkencërisht se rigjeneron flokët e dëmtuar.

Përdoret veçanërisht për njerëzit që zbardhin ngjyrën e flokëve dhe ndërsa është gjerësisht i disponueshëm për publikun, disa produkte iu shiten vetëm profesionistëve të flokëve.

Në shumë sallone anembanë botës ofrohet  me një çmim shtesë si trajtim për ata që i lyejnë flokët.

Kompania ka pasur sukses të madh dhe është mbështetur nga të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian dhe Dreë Barrymore.

Padia, e paraqitur javën e kaluar në një gjykatë të qarkut në Kaliforni, pretendon se flokët e paditësve u bënë më “të thatë, të brishtë dhe me maja të dyfishta pas përdorimit”.

Një grua tha se flokët e saj u këputën dhe u bënë më të shkurtër pasi përdori një nga produktet.

Paditësit po kërkojnë 75,000 dollarë si dëmshpërblim.

Padia gjithashtu pretendon se produktet Olaplex përmban lilial dhe panthenol, komponime kimike që mund të çojnë në humbje të flokëve dhe probleme të tjera, duke përfshirë lëkurën e acaruar etj.

Lilial dikur përdorej si parfum në kozmetikë, derisa Bashkimi Evropian e ndaloi atë nga marsi 2022 për shkak të ndikimit të tij në fertilitet.

*Tibo News